Benzema nuk luan në Euro 2016

  • 28 November 2015 - 09:37
Benzema nuk luan në Euro 2016

Karim Benzema mund të mos luajë fare në Euro 2016.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka shkruar sot në ballinën e saj një artikull me titullin “Benzema OUT”, duke kërkuar largimin e sulmuesit kryesor të Francës.

Yllit i Real Madridit është duke u ballafaquar me thirrje për përjashtim nga skuadra, pas përfshirjes së tij në tentimin për shantazhin e mesfushorit Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

(Kosova Sot)