Bayern then rekord të ardhurash

  • 28 November 2015 - 11:28
Bayern then rekord të ardhurash

Bayern Munich është duke dominuar në futbollin gjerman dhe atë europian, por bavarezët kanë filluar të jenë superiorë edhe jashtë fushe, sidomos kur bëhet fjalë për financa.

Kampionët gjermanë kanë njoftuar një fitim prej 100 milionë euro për vitin financiar 2014-2015, duke realizuar kështu të hyrat më të larta në historinë 115-vjeçare të klubit.

Fitimi kaq i lartë është realizuar falë suksese të skuadrës në fushë, marketingut si dhe investitorëve për të cilët skuadra ka hapur dyert, me kompaninë “Allianz” që është e fundit që u bë pjesë e skuadrës.