Mediat e huaja shkruajnë për turpin në Shqipëri (Foto/Video)

  • 29 November 2015 - 12:29
Mediat e huaja shkruajnë për turpin në Shqipëri (Foto/Video)

Në një ndeshje në ligën superiore të Shqipërisë ka ndodhur diçka jo e mirë. Në fillimin e pjesës së dytë të sfidës Tërbunit kundër Teutës, u dëmtua një futbollist i cili mbeti i shtrirë duke alarmuar të gjithë.

Nëse stafi ishte i gatshëm për t’i dhënë ndihmë lojtarit, e kundërta vlen për ambulancën që sipas rregullores qëndron në gatishmëri në stadium. Fillimisht shoferi nuk ishte në vendin e vet, sepse po ndiqte ndeshjen. Më pas kur shoferi shkoi të ndizte makinën, ajo nuk ndizej, dhe u desh tërheqja nga zjarrfikësit.

Kjo gjë është komentuar edhe nga meidat angleze në veçanti nga faqja e njohur “101greatgoals”, të cilët kanë shkruar se në Shqipëri kishte skena të papranueshme.