Henry nuk e sheh Chelsean në garë për titull

  • 29 November 2015 - 16:35
Henry nuk e sheh Chelsean në garë për titull

Ish-sulmuesi i famshëm francez, Thierry Henry ka dhënë një mendim të tij se kush janë favoritët për titull.

Në një prononcim për Sky Sport, ku është edhe analist i Ligës Premier, Henry ka treguar skuadrat që mund ta rrëmbejnë titullin e kampionit.

Legjenda franceze e Arsenalit ka përjashtuar kampionin aktual Chelsean nga gara, pas formës së dobët të londinezëve.

“Për mendimin tim ekipet që mund ta fitojnë titullin janë: Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe ndoshta Liverpool”.

“Për Chelsean as që bëhet fjalë. Vetëm nëse ata do të luanin sikur në sezonin e kaluar, atëherë sigurt mund të ishin 10 pikë përpara duke prirë në tabelë, kështu që me njërën dorë do të ishin tek trofeu”, ka thënë Henry.