Lëndohet Xhemaili, e humb derbin

  • 30 November 2015 - 17:37
Lëndohet Xhemaili, e humb derbin

Skuadra italiane, Genoa, duhet që për dy javë t’i bëjë planet të luaj pa mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili.

Mesfushori që mbron ngjyrat e Reprezentacionit të Zvicrës, po vuan nga lëndime të reja të muskujve, dhe do t’i humbas dy ndeshjet e radhës së Genoas, atë ndaj Interit dhe Bolognas.

Xhemaili pritet të kthehet për ndeshjen ndaj Romës, që Genoa e luan në stadiumin Olimpiko.