Sanchez: Ronaldo i madh në çdo pozicion

  • 01 December 2015 - 12:01
Sanchez: Ronaldo i madh në çdo pozicion

Ish sulmuesi i Real Madridit, Hugo Sanchez beson se Cristiano Ronaldo nuk ndjehet mirë si numër nëntë në sulm, por ai do të adaptohet edhe më këtë.

Ronaldo shënoi në fitoren e fundit 2-0 kundër Eibarit, duke e barazuar atë sa i përket golave, pasi edhe legjenda Hugo Sanchez ka shënuar në La Liga 234 gola.

“Jam i lumtur që një lojtar si ai dhe i Madrid, e bëri këtë. Ishte çështje kohe”, ka thënë Sanchez për AS.

Ish sulmuesi i Meksikës, Sanchez beson Ronaldo në çdo pozicion e jep më të mirën.

“Ai ka kualitet. E shoh pak në vështirësi në pozicionin si sulmues, pasi duket statik, por ai do ta përvetësojë edhe këtë rol”, ka thënë Sanchez.