15 boksierët më të mëdhenj në histori të boksit (Foto)

  • 01 December 2015 - 15:03
15 boksierët më të mëdhenj në histori të boksit (Foto)

Britanikja “Telegraph” ka bërë një përmbledhje me boksierët më të mirë në histori të boksit, duke zgjedhur 15 më të mirët.

15. Max Schmeling, boksier gjerman kampion bote mes viteve 1930 – 1932. Në karrierën e tij, regjistroi 56 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje.

14. Gene Tunney, kampion botërorë i peshave të rënda, që luftoi në vitet 1926 – 1928.

13. Sonny Liston, me 50 fitore dhe katër humbje, nuk ishte një boksier aq gjenial, por goditjet e forta që kishte, e dallonin nga të tjerët.

12. Jack Dempsey, ishte një nga luftëtarët më të njohur në historinë e boksit, që kishte arritur 61 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.

11. Mike Tyson ishte boksieri që shkruajti historinë në fund të shekullit 20. Edhe pse ishte shumë i shkurtër, fuqia që kishte, ua fuste frikën kundërshtarëve. Tyson në karrierë arriti 50 fitore dhe vetëm 2 humbje.

10. Wladimir Klitschko, ukrainasi që shijoi humbjen pas 11 viteve, duke u mposhtur nga Tyson Fury, në luftën për titullin e botës.

9. Rocky Marciano, i vetmi boksierë që doli në pension i pamposhtur, duke mbrojtur titullin në gjashtë luftëra. Në karrierë pati 49 meçe, dhe po kaq fitore.

8. Evander Holyfield, boksieri që arriti 41 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje, ishte pjesë e boksit kur në ringje ishin akoma Lewis, Tyson dhe Riddick Bowe.

7. Joe Frazier, me 32 fitore dhe vetëm 1 humbje, ishte njëri nga boksierët më të frikshëm që ka pasur boksi, që ngjallte presion te kundërshtari, dhe synonte në çdo moment ta rrëzonte në ring.

6. Lennox Lewis, me 41 fitore dhe vetëm 1 humbje, konsiderohet shumë i rëndësishëm në historinë e sportit britanik. Një njeri dhe luftëtar i madh, atlet modern, me të gjitha aftësitë në boks.

5. George Foreman, kampioni më i vjetër i peshave të rënda, kampion në moshën 45 vjeçare, ndërsa në karrierën e tij kishte arritur 76 fitore.

4. Larry Holmes, një nga grushtet më të mëdha që ka pasur boksi, i cili u rrit me mësimet e Muhammad Ali, ndërsa bën pjesë në pesë boksierët që ka arritur të mund në ring legjendën Ali, së bashku me Frazier, Norton, Spinks dhe Berbick.

3. Jack Johnson, i pari kampion afrikano – amerikan, njëri shumë i rëndësishëm në boks, i guximshëm nga karakteri, luftëtar i madh me teknikë, aftësi, fuqi dhe lëvizje të mira të këmbëve.

2. Joe Louis, “Bomber Brown”, që mbretëroi nga vitet 1937 deri në 1948, duke qenë një kampion për 11 vite e 10 muaj. 25 meçe për mbrojtjen e titullit, e bëjnë Louis si më të rëndësishmin në histori të boksit.

1. Muhammad Ali, i quajtur si më i madhi në boks, me 56 fitore dhe 5 humbje. Padyshim njeri shumë i rëndësishëm në boks, për stilin e luftës së tij, karizmës dhe ndikimit që kishte në shoqëri. Bënte pjesë në epokën e artë në boks, të viteve 1970.