Moutinho transferohet te gjiganti italian

  • 01 December 2015 - 19:20
Moutinho transferohet te gjiganti italian

Mesfushori portugez, Joao Moutinho pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Monaco.

Ylli portugez nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale në skuadër pasi Monaco nuk po lufton për trofe dhe ka kërkuar largimin.

Në garë për të fuqishëm është futur gjiganti italian Juventus që e dëshiron gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Zonja e Vjetër’, është duke bërë gati mbi 20 milionë euro për ta bindur Monacon të heqë dorë nga ylli i saj.

Për mesfushorin organizator interesim kanë shprehur edhe Tottenham Hotspurs, Atletico Madrid dhe Zenit.