Bayern Munich e uron Leverkusenin për titullin kampion

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 16:18
Bayern Munich e uron Leverkusenin për titullin kampion

Bayer Leverkuseni fitoi titullin e parë të Bundesligas në histori, duke e dominuar në tërësi ligën.

Momentalisht, të drejtuarit e Xabo Alonsos nuk kanë asnjë humbje kampionale, kanë 25 fitore e katër humbje.

Leverkuseni i ka fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munich, skuadër e cila e ka uruar kundërshtarët e tyre për titullin kampion.

“Urime Bayer Leverkusenit për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të mrekullueshëm të shprehur nga ta. Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, u shpreh presidenti Herbert Hainer.

Leverkusen është plot 16 pikë larg Bayern Munich në renditjen tabelare.

(Kosova Sot Online)