Ja kush bie dakord për një kontratë me Juventusin

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 19:10
Ja kush bie dakord për një kontratë me Juventusin

Kenan Yildiz raportohet se do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Juventusin dhe do të ndryshojë edhe agjentët e tij.

Kontrata aktuale e sulmuesit të ri skadon në qershor të vitit 2027, mirëpo një marrëveshje e re pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Juventusi dëshiron ta mbajë më gjatë Yildizin në Torino, teksa në marrëveshje të re do të përfshihen edhe disa kushte të përmirësuara.

Sipas Fabrizio Romanos, një kontratë e re është rënë dakord mes palëve, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2028 – që përfshin edhe rritje të pagës.

Eksperti i transferimeve gjithashtu zbuloi se menjëherë pas nënshkrimit, 18-vjeçari do të ndahet me agjencinë Leaderbrocks, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me trajtimin e të ardhmes së tij.

Ndërkaq, “Tuttosport” raportoi se reprezentuesi turk do të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2029, si dhe do të marrë numrin “10” në fanellë. 

(Kosova Sot Online)