Interi në bisedime me Dumfries

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 22:28
Interi në bisedime me Dumfries

Interi është në proces të negociatave për një kontratë të re me Denzel Dumfries, pavarësisht spekulimeve për një interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.

Holandezi ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij me “Nerazzurrët” dhe është lidhur rregullisht me një largim kohëve të fundit.

Këtë sezon, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje.

Eksperti i tregut të transferimeve, Matteo Moretto, dha një përditësim mbi pozicionin e klubit italian ndaj 27-vjeçarit dhe “interesimin” për Wan-Bissakan.

Sipas tij, deri tash nuk ka asgjë konkrete lidhur me interesimin për mbrojtësin e “Djajve të Kuq”, por Interi është në bisedime me Dumfries për rinovim të kontratës.

Mes palëve ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, teksa një takim i ri thuhet se do të mbahet javën e ardhshme për të parë nëse do të mund të ketë një kompromis. 

(Kosova Sot Online)