Palmer shkëlqen me katër gola në fitoren e thellë të Chelseat ndaj Evertonit

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 08:13
Palmer shkëlqen me katër gola në fitoren e thellë të Chelseat ndaj Evertonit

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke fituar me rezultat të thellë ndaj Evertonit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 6:0, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo përballje i takoi javës së 33-të në elitën e futbollit anglez.

“Blutë” fitoren e siguruan qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër gola epërsi.

Cole Palmer shkëlqeu sërish duke realizuar katër gola. Ai kompletoi het-trikun pas 29 minutave lojë, teksa të katërtin e shënoi nga penalltia (64′).

Nicolas Jackson (44′) dhe Alfie Gilchrist (90′) realizuan dy golat tjerë në fitoren e londinezëve.

Chelsea pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Evertoni ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )