Parashikimi i ‘çmendur’ i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 10:51
Parashikimi i ‘çmendur’ i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fundin e sezonit 2023/24 në Ligën Premier dhe gara po bëhet shumë e nxehtë si për titullin, ashtu edhe për Evropën dhe mbijetesën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Javë më parë Jose Mourinho dha një parashikim që u bë viral se cila skuadër do të shpallet kampion, kur në garë janë Manchester City, Arsenal dhe Liverpooli.

Në fillim të këtij viti, kur ai ishte i ftuar në The Obi One Podcast me ish-futbollistin John Obi Mikel , Mourinhos iu kërkua të zgjidhte fituesin e titullit, derisa ai e përjashtoi totalisht Arsenalin nga fitimi i titullit, duke mos i lënë shanse as një përqind. Kush e fiton titullin në Ligën Premier? “Man City 51 për qind dhe Liverpool 49 për qind.”

Kur u pyet për Arsenalin ai thjesht tha: “Jo”, me reagimin e Mourinhos që u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë fundjavës, Arsenali dhe Liverpool , të cilët kryesonin Ligën Premier me pikë të barabarta humbën para adhuruesve të vet nga Aston Villa respektivisht Crystal Palace dhe këtë e shfrytëzoi Manchester City që fitoi 501 ndaj Luton dhe ka marrë kreun.

Me gjashtë ndeshje të mbetura, City tani kryeson tabelën me 73 pikë, duke lënë dy pikë prapa Arsenalin dhe Liverpoolin. 

(Kosova Sot Online )