Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

  • S.A /
  • 17 April 2024 - 08:13
Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

Xavi Hernandez ka akuzuar gjyqtarët për eliminim e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Barça pësoi humbje sonte në shtëpi me rezultatin 1:4 nga Paris Saint-Germaini, për t’u eliminuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6.

“Është për të ardhur keq, Liga e Kampionëve për ne ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. I thashë gjyqtarit se ai ishte ‘katastrofal’. Është realiteti”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Gjyqtari i kryesor i ndeshjes sonte ishte rumuni, Istvan Kovacs.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini me këtë fitore siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët në fazën tjetër të kësaj gare do të përballen me Borussia Dortmundin.

(Kosova Sot Online )