Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, dhuron “show” me asistimin e tij, Rubini ndan pikët me Lokomotivën

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 15:22
Mirlind Daku shkëlqen në Rusi,  dhuron “show” me asistimin e tij, Rubini ndan pikët me Lokomotivën

Rubin Kazan dhe Lokomotiva Moska kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 25-të në Premierligën e Rusisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e zhvilluar sot në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 1:1.

Mirlind Daku ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi asistoi te goli i skuadrës së tij.

Asistimi për Valentin Vada (21′) nga sulmuesi shqiptar erdhi pasi fillimisht dribloi mirë në zonën kundërshtare.

(Kosova Sot Online )