Vazhdojnë sukseset për gjyqtarin nga Kosova, Bekim Zogaj: Delegohet për ndeshjet e Kampionatit Evropian

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 14:00
Vazhdojnë sukseset për gjyqtarin nga Kosova, Bekim Zogaj: Delegohet për ndeshjet e Kampionatit Evropian

Bekim Zogaj do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që do të zhvillohet në Gjermani këtë vit.

Gjyqtari anësorë nga Kosova ka një karrierë të mrekullueshme në Zvicër, transmeton "Kosova sot Online ".

Ai është i pajisur me stemë të FIFA-s dhe shpesh herë gjykon skuadrat më të mëdha evropiane në Ligën e Kampionëve.

Zogaj është përzgjedhur nga UEFA si një nga gjyqtarët që do të ndajë drejtësinë në Euro 2024.

“Nderë dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në Facebook. 

(Kosova Sot Online )