Gjykata ngrin llogarinë bankare të kompanisë së Piques
Një Gjykatë në Spanjë ka urdhëruar që një llogari bankare që i përket “Kosmos”, një kompani e krijuar dhe në pronësi të ish-yllit të Barcelonës, Gerard Pique, të ngrihet mes dyshimeve për destinacionin e fondeve.
Ky rast është pjesë e hetimit të “Operation Brody”, që po shqyrton marrëveshjen për të çuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, të bërë nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF).
Marrëveshja u arrit gjatë kohës së ish-presidentit të RFEF, Luis Rubiales, dhe pasi një sërë mesazhesh zanore dhe tekstesh midis Rubiales dhe Pique u zbuluan nga mediat, ka dyshime për marrëdhënien e tyre.
Pique në të kaluarën ka mohuar çdo keqbërje apo konflikt interesi, qoftë në lidhje me marrëdhënien e tij me Rubiales apo marrëveshjen me Arabinë Saudite.
(Kosova Sot Online)