Tifozët e Bayernit me peticion për ta mbajtur Tuchelin, mblidhen 10 mijë nënshkrime

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 10:44
Tifozët e Bayernit me peticion për ta mbajtur Tuchelin, mblidhen 10 mijë nënshkrime

E ardhmja e Thomas Tuchel te Bayern Munich është në pikëpyetje. Humbja e titullit kampion pa dyshim ka lënë shije të hidhur te bavaverët, të cilët shpëtimin e sezonit e shohin vetëm në Ligën e Kampionëve, pasi që janë eliminuar herët edhe nga Kupa e Gjermanisë, transmeton "Kosova sot Online ".

E në Ligën e Kampionëve do ta kenë shumë vështirë pasi që në gjysmëfinale do të kenë punë me 14 fish kampionin e kësaj gare, Real Madridin.

Megjithatë, tifozët e Bayernit duket se po e mbështesin trajnerin aktual, Thomas Tuchel.

Madje, sipas The Athletic ata kanë bërë një peticion për ta mbajtur trajnerin gjerman edhe për edicionin e ardhshëm. Deri tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime me tifozë që e përkrahin Thomas Tuchel në krye të shtabit teknik të ekipit të madh gjerman.

(Kosova Sot Online )