Barcelona po përgatitet për shitjen e De Jongut

  • S.A /
  • 27 April 2024 - 09:09
Barcelona po përgatitet për shitjen e De Jongut

Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë dhe Frenkie De Jong është në listë, transmeton "Kosova Sot Online".

Javën e kaluar u zbulua se mesfushori holandez është më i interesuar për t’u larguar në verë sesa për të qëndruar.

Sipas “AS”, edhe preferenca e Barcelonës është për ta shitur De Jongun, para Ronald Araujos ose Raphinhas.

Për 26-vjeçarin interesim ka nga Bayern Munichi.

Reprezentuesi i Holandës ka kontratë të vlefshme me “Blaugranët” deri në verën e vitit 2026.

Bazuar në “Transfermarkt”, De Jong në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro.

(Kosova Sot Online )