Guardiola i bindur se Arsenali nuk bën më hapa të gabuar: Tani e dimë se çfarë duhet bërë

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 08:47
Guardiola i bindur se Arsenali nuk bën më hapa të gabuar: Tani e dimë se çfarë duhet bërë

Arsenali fitoi të dielën nga ora 15:00 ndaj Tottenham Hotspur, por vetëm dy orë më pas të njëjtën gjë e bëri edhe Manchester City. Citizens mbetet një pikë pas Arsenalit në tabelën e Ligës Premier, por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluara, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni në fuqi i Anglisë, mundën 2-0 Nottingham Forest këtë të dielë, pas së cilës Pep Guardiola u pyet për rezultatin në derbin e Londrës së Veriut. 

Duke reaguar ndaj fitores 3-2 të Arsenalit ndaj Tottenham Hotspur , Guardiola u përgjigj përmes The Guardian se do të preferonte që Topçinjtë ta humbisnin këtë duel.

“Do të kisha preferuar që ata të humbnin, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë që bëjnë. Ata morën një rezultat të mirë, kanë mbetur edhe katër ndeshje”.

Krejt në fund Pep tha se nuk mendon se Arsenali do të humbas deri në fund të kampionatit ndonjë pikë.

Lexo po ashtuShtatë gola në një ndeshje të vetme, kush është sulmuesi vrastar që po thyen rekorde te Arsenali

“Unë nuk mendoj se Arsenali do të humbasë asnjë pikë, kështu që ne e dimë saktësisht se çfarë të bëjmë”.

Gara për titull tani i takon vetëm Arsenalit dhe Man City, pasi Liverpooli ka mbetur mbrapa pas barazimit në udhëtim te West Ham United.

(Kosova Sot Online )