Mësohet se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Real Madridi

  • S.A /
  • 11 May 2024 - 10:34
Mësohet se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Real Madridi

Kylian Mbappe njoftoi zyrtarisht të premten se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit, transmeton "Kosva Sot Online".

Siç pritet nga të gjithë, ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë gjatë verës. Kontrata e tij me PSG-në zyrtarisht skadon më 30 qershor.

Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zyrtarizmi i tij te gjiganti spanjoll do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, aty ku madrilenët do të përballen me Borussia Dortmundin, më 1 qershor.

Mes Mbappes dhe “Los Blancos” mund të konsiderohet gjithçka e mbyllur, pasi ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i dokumenteve.

25-vjeçari po largohet nga PSG-ja pas gjashtë viteve. Ai me parisienët fitoi çdo trofe të mundshëm në Francë.

Kapiteni i Francës në “Parc des Princes” ishte transferuar në vitin 2018 nga Monaco, për 180 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )