Neymar në telashe, nënshkroi kontratë ilegale (Foto)

  • 05 February 2016 - 23:35
Neymar në telashe, nënshkroi kontratë ilegale (Foto)

Problemet për Neymarin nuk kanë të ndalur, teksa faktet kundër tij vetëm sa vijnë e grumbullohen

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Neymar e ka nënshkruar një kontratë të jashtëligjshme kur ishte në moshën 14-vjeçare, ku ia ka dhënë të drejtat e tij një kompanie e cila ishte e babait të tij.

Sipas ‘Sport.es’, Neymar e kishte bërë një gjë të tillë në vitin 2006. Kjo ishte ilegale pasi një gjë të tillë s’mund ta bëjë një person nën moshën 16 vjeçare. Prokuroria është duke u marrë me çështjen në fjalë dhe faktet vetëm sa janë duke u grumbulluar kundër yllit brazilian.

Image