Ranieri: Premier “e çmendur”, pse mos ta fitojmë

  • 06 February 2016 - 21:00
Ranieri: Premier “e çmendur”, pse mos ta fitojmë

 

Claudio Ranieri ka qenë në qiellin e shtatë, pas fitores në shtëpi ndaj Manchester City, por zgjedh edhe një herë tjetër buzëqeshjen, për të komentuar fitoret e Leicester, gjithnjë e më shumë në krye të Premier League. “Në fillim të sezonit, objektivi jonë ishte shpëtimi. Tani e kemi arritur dhe mund të dëfrehemi deri në fund të kampionatit,” – deklaron trajneri i skuadrës kryesuese. “Eshtë një Premier League e çmendur sivjet, ku përse jo mund të fitojmë titullin, – vazhdoi Ranieri. – Ka shumë super-skuadra në garë, por ne do ta provojmë. Unë dua të pres muajin prill, përpara se të flas më gjatë për këtë temë. Kemi shumë ndeshje të vështira përpara, por faktikisht kemi edhe një avantazh pikësh që na largon presionin.” Kur i thonë se bastexhinjtë kanë filluar ta konsiderojnë Leicester si favorit për titullin, trajneri thotë: “Nuk i konsideroj mendimet e tyre sepse në gusht thonin se do të isha i pari që do të humbisja vendin e punës.”Leicester mposhti 3-1. Më pas, trajneri italian analizon ndeshjen në “Etihad”: “Ishte një ndeshje që na mori shumë energji dhe duhet të rikuperojmë sa më shumë të jetë e mundur për ndeshjen e ardhshme ndaj Arsenal. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, por nuk është e lehtë, vrapojmë si dema. Ndonjëherë edhe më shpejt se topi. Por në këtë moment kemi arritur besimi maksimal, kemi përqendrimin e duhur dhe mbi të gjitha luajmë pa frikë.

 

 (Kosova Sot)