Medalje e bronztë për Arifin

  • 07 February 2016 - 17:42
Medalje e bronztë për Arifin

Karateisti i Përfaqësueses së Kosovës, Orges Arifi, tregoi potencialin e tij në Kampionatin Evropian për U-21 që po mbahet në Qipro. Ai pas luftërave të jashtëzakonshme ia doli që të stoliset me medalje të bronztë. Lajmi bëhet i ditur nga kampi i Përfaqësueses së Kosovës: “Orges Arifi arrin vendin e tretë në Kampionatin Evropian në 60 kg (U-21) që po mbahet në Qipro”, bëhet e ditur nga kampi i Kosovës. Arifi shihet një garues me perspektiv dhe në të ardhmen pritet shumë nga ai. Nëse vazhdon në këtë tempo sigurisht se rezultatet pozitive nuk do të mungojnë as nga garat e ardhshme. Më herët Orges Arifi ka pasur shumë suksese, si nënkampion i Ballkanit në vitin 2014 për U-21, por në këtë kampionat kishte përfaqësuar Shqipërinë. (Kosova Sot)