Prishtina-Peja, rezultat shumë i thellë

  • 07 February 2016 - 21:28
Prishtina-Peja, rezultat shumë i thellë

Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën, në derbin e elitës së basketbollit kosovar.

Kryendeshja e basketbollit kosovar mes  Sigal Prishtinës dhe Pejës iu ka takuar vendësve.

Bardhekaltërit fituan ndaj pejanëve me rezultat të thellë, 90:72.

Në fakt, ndeshja e luajtur në kryeqytet nuk kishte shumë histori, pasi që u dominua nga minuta e parë e deri në atë të fundit nga Prishtina.