Kjo Prishtinë është fantastike!

  • 08 February 2016 - 09:32
Kjo Prishtinë është fantastike!

Edhe Peja u njoftua me humbje në Superligë

Pas  15 fitoreve rresht, më në fund, Peja është njoftuar me humbje në Superligën e Kosovës. Disfatën e parë në kampionat, verdhezinjve ua kanë shkaktuar rivalët e përbetuar, bardhekaltrit

Verdhezinjtë u paraqitën pa lojtarin kryesor, Drilon Hajrizin

Sigal Prishtina në vitin 2016 çdo herë e më shumë është duke i bindur adhuruesit e saj, por edhe të basketbollit kosovar, se ka ndryshuar për të mirë dhe atë në çdo aspekt të lojës. Së fundi, Prishtina një gjë të tillë e dëshmoi të dielën në kryeqytet, në derbin e xhiros XVIII në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur liderin Pejën, me rezultat të thellë 90:72. Tashmë bilanci i ndërsjellë ndërmjet bardhekaltërve dhe verdhezinjve është 1:2 në Kampionatin e Kosovës, derisa pejanët e kanë mposhtur edhe një herë para fillimit të edicionit skuadrën nga kryeqyteti për Superkupën e Kosovës. Peja në këtë duel është paraqitur pa lojtarin e saj kryesor, Drilon Hajrizin, i cili është ankuar për dhimbje në shpinë, andaj edhe shtabi teknik kishte vendosur ta pushojë, duke marrë parasysh sfidat e rëndësishme që e presin këtë ekip prej kësaj jave e tutje...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)