Jurgen Klopp me qëllim po e lë Liverpoolin jashtë garave evropiane!

  • 08 February 2016 - 12:05
Jurgen Klopp me qëllim po e lë Liverpoolin jashtë garave evropiane!

Tifozët e Liverpoolit nuk mund të jenë aq të lumtur me një vendim të Jurgen Klopp. Burime brenda skuadrës angleze mësojnë se Jurgen Klopp qëllimisht nuk po e dëshiron kualifikimin e Liverpoolit edicionin tjetër në garat evropiane.

Klopp thuhet se është i zotuar që ta mbajë premtimin e tij, triumfin në Premierligë më "Reds".

Për këtë premtim ai do të sakrifikojë skuadrën me kualifikim në garat evropiane, Ligën e Kampionëve apo Europa League.

Madje thuhet se Klopp këtë gjë ua ka treguar në fillim edhe zyrtarëve të skuadrës. 
Klopp edicionin tjetër synon që të shpallë Liveproolin kampion në Premierligë duke sjellur katër yje të futbollit evropian. 

(Kosova Sot)