Arsenali i pa besë, ja kë i ka "vjedhur" Leicesterit

  • 08 February 2016 - 15:14
Arsenali i pa besë, ja kë i ka

Njeriu i cili ndihmoi në blerjen e Riyad Mahrez dhe N'Golo Kantenë "King Power Stadium" la klubin për t'u bashkuar me Arsenalin, pas tri vite e gjysmë fantastike me Leicester.

Ben Wigglesworth në Leciester ka qenë drejtor teknik i stafit të analistëve. Ai ishte vendimtar për nënshkrimin me Riyad Mahrez dhe N'Golo Kante, dhe njihet si një specialistë shumë i njohur në Angli. 

Pas arritjes së marrëveshjes, ai është shprehur se kishte ardhur momenti që të bënte një lëvizje më të madhe në karrierën e tij.

(Kosova Sot)