Ronaldo: Ja edhe sa do të qëndrojë në Real Madrid

  • 08 February 2016 - 15:53
Ronaldo: Ja edhe sa do të qëndrojë në Real Madrid

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të qëndroj te gjiganti spanjoll deri në përfundim të kontratës së tij, që i skadon në vitin 2018.

“Jam në Madrid që gjashtë vjet, aq kam qëndruar edhe në Manchester, që ishte një përvojë shumë e mirë, një kampionat i fortë, por për mua kjo është liga më e fortë në botë. Jam i privilegjuar që jam këtu”, është shprehur Ronaldo me rastin e marrjes së çmimit “Pichichi” nga Marca për golashënuesin më të mirë për sezonin e kaluar në ligë.

(Kosova Sot)