Ronaldo tregon edhe një herë, sesa do të qëndrojë te Reali

  • 08 February 2016 - 17:26
Ronaldo tregon edhe një herë, sesa do të qëndrojë te Reali

Lajmet e ditëve të fundit që e lidhnin Cristiano Ronaldon me një kalim të mundshëm drejt PSG-së, janë hedhur poshtë nga vet portugezi.

Tre herë më i miri i botës ka bërë të ditur se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në përfundimin e kontratës me Real Madridin, deri në vitin 2018.

31 vjeçari këtë e konfirmoi në tërheqjen e çmimit Pichichi, çmim që jepet për golashënuesin më të mirë të La Ligas.

“Kam gjashtë vite që jam në Spanjë. Gjithashtu gjashtë vite kam qenë në Manchester United, ishte një eksperiencë e madhe, një garë e madhe, por për mua La Liga është më e mira në botë. Është privilegj të jem këtu”, ka thënë Ronaldo për Marca.

“Dua të jem edhe për disa vite këtu dhe pastaj të shohim. Deri në fund të kontratës time. Do të jap më të mirën time”, ka shtuar portugezi, që më 6 shkurt festoi ditëlindjen e 31-të.

(Kosova Sot)