Tronditet Juve, ky futbollist mungon me Napolin dhe Bayernin

  • 09 February 2016 - 16:14
Tronditet Juve, ky futbollist mungon me Napolin dhe Bayernin

Juventus-Bayern duket një sfidë e mallkuar. Më e keqja ka ndodhur edhe në shtëpinë e bardhezinjve. një ndër mbrojtësit kryesor të "Zonjës" Giorgio Chiellini nuk do të mundet që të jetë në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ndaj Napolit në kampionat dhe ndaj Bayernit në ndeshjen e parë.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi bardhezi. 

"Giorgio Chiellini doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen ndajFrosinones, ndërkohë që sot ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore, nga të cilat rezulton një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Për t'u rikuperuar duhen 20 ditë", shkruhet në njoftimin zyrtar.

(Kosova Sot)