Allegri në telashe

  • 09 February 2016 - 17:22
Allegri në telashe

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, është duke menduar për formacionin e tij për ndeshjen kundër Napoli-t. Giorgio Chiellini u lëndua në ndeshjen kundër Frosinone-s dhe gjasat janë të vogla që të kthehet në ndeshjen e të shtunës. Madje, thuhet se do të jetë jashtë fushës për tri javë dhe do të mungojë edhe kundër Bayern-it në Ligën e Kampionëve. Sipas ‘Calciomercato.it’, Allegri është duke i menduar disa alternativa për ta zëvendësuar mbrojtësin. Daniele Rugani është zgjedhja më natyrale, mirëpo 21-vjeçarit i mungon përvoja dhe nuk mund t’i besohet mbulimi i sulmuesit më në formë, Gonzalo Higuain. Opsioni tjetër është Stephan Lichtsteiner, mirëpo zvicerani duhet të luajë në një pozitë në të cilën nuk është mësuar. Dhe alternativa e tretë është që të luajë me katër mbrojtës, me Leonardo Bonucci-n dhe Andrea Barzagli-n si qendërmbrojtës dhe me dy mbrojtës krahu. (Kosova Sot)