Ronaldo nuk është vendimtar

  • 09 February 2016 - 17:24
Ronaldo nuk është vendimtar

Për herë ta parë që kur mbërriti te Real-i i Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të shënojë në më shumë së gjysmën e ndeshjeve të luajtura në kampionat, megjithatë në total ruan mesatare të frikshme më shumë se një gol për ndeshje. Përqendrimi i finalizimeve në më pak takime, e ka shndërruar në një lojtar jo shumë vendimtar krahasuar me vitet e kaluara. Luzitani është aktivizuar në 29 takime gjatë edicionit 2015-16, por ka mundur të shënojë në vetëm 14 takime, dhjetë i përkasin La Liga-s, ndërsa katër në Ligën e Kampionëve. Kjo nuk i kishte ndodhur kurrë më parë. 2010-2011, rezulton të jetë edicioni i dytë më pak produktiv për Cristiano-n, pasi arriti të shënonte në vetëm 51.8 % të ndeshjeve ku është aktivizuar. Në çdo edicion tjetër, ka mundur të realizojë në mbi 60 % të ndeshjeve. Pavarësisht numrit të takimeve ku Ronaldo ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë, Real-i i Madridit ka grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, që do të thotë se golat e luzitanit nuk kampionat nuk janë shumë vendimtarë. Ronaldo ka mundur ta zhbllokojë rezultatin në tre raste, kundër Espanyol-it në Cornella, si mysafirë me Celta Vigo-n dhe kundër Real Sociedad-it. Nëse do të hiqeshin të gjitha golat e Ronaldo-s gjatë këtij edicioni të La Liga-s, Real-i do t’i kishte fituar sërish të gjitha ndeshjet, ndërsa pa golat e Ronaldo-s edicionin e kaluar Real-i i Madridit do të kishte grumbulluar dhjetë pikë më pak. (Kosova Sot)