Presin ftesën nga De Biasi

  • 09 February 2016 - 18:25
Presin ftesën nga De Biasi

Kombëtarja shqiptare e futbollit është në një moment të artë dhe të gjithë po presin me kuriozitet listën që do të bëjë trajneri Gianni De Biasi për në Francë, por me shumë mundësi nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Milot Rashica është një nga ata që po shkëlqen me Vitesse-n dhe pret me padurim të veshë fanellën e Kombëtares së madhe. Ndërkohë, edhe Rey Manaj shpreson për një ftesë në Evropian, por ai nuk po aktivizohet aspak me skuadrën e Inter-it. I fundit që del në skenë është Besart Celina, si një nga talentet që do të veshë fanellën kuqezi. Në pritje të vazhdueshme po qëndron edhe Besart Berisha, edhe pse De Biasi duket se ia ka mbyllur dyert shpeshherë sulmuesit që aktivizohet në Australi. (Kosova Sot)