Tregohet e ardhmja e Turanit

  • 10 February 2016 - 09:56
Tregohet e ardhmja e Turanit

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, nuk do të largohet drejt Kinës.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij Ahmet Bulut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Së fundmi raportohej se Beijing Gouan kanë bërë gati një ofertë për transferimin e reprezentuesit turk.

Por, menaxheri i lojtarit thotë se lojtari i tij nuk ka marrë oferta nga Kina dhe nuk do ta lë Barcelonën.

“Arda nuk është duke e menduar largimin tani, por as gjatë verës”, ka thënë Bulut.

(Kosova Sot)