Nuk refuzohet Manchester City

  • 10 February 2016 - 18:00
Nuk refuzohet Manchester City

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka thënë se nuk do të mund t’i thoshte jo një oferte të Manchester City-t. Trajneri i ri i Manchester City-t, Pep Guardiola, pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e tij të re dhe njëri ndër emrat që më së shumti lakohet është kapiteni i Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka. “Logjikisht është e vështirë për t’i thënë jo një klubi si Manchester City. Nëse Gladbach nuk do të më lejon të shkoj, unë nuk kam asnjë shans për të ndryshuar vendimin”, ka thënë Xhaka për “Sport Bild”. Gjatë janarit ka pasur fjalë se për Xhakën kanë shfaqur interesim skuadrat si: Liverpool, Arsenal, Inter, Napoli e Bayern Munich, por ai vazhdoi qëndrimin në Gjermani. Moenchengladbach e vlerëson lojtarin mbi 25 milionë euro. (Kosova Sot)