Zyrtare: Blanc me PSG nënshkruan deri më 2018

  • 11 February 2016 - 10:55
Zyrtare: Blanc me PSG nënshkruan deri më 2018

Trajneri i njohur Laurent Blanc ka nënshkruar kontratë me Paris Saint-Germain deri më 2018.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka njoftuar se Blanc ka nënshkruar kontratë të re në Parc des Princes deri më 30 qershor të vitit 2018, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ish qendërmbrojtësi i Francës kishte marrëveshje me kampionin e Ligue 1 deri në fund të këtij sezoni.

Ai është në drejtim të PSG-së nga vera e vitit 2013.

(Kosova Sot)