Suspendohen dy gjyqtarë të tenisit për kurdisje

  • 12 February 2016 - 09:46
Suspendohen dy gjyqtarë të tenisit për kurdisje

Dy gjyqtarë kryesorë të tenisit janë suspenduar nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) dhe katër të tjerë janë duke u hetuar me akuzën për kurdisje. ITF-ja ka njoftuar se ka suspenduar përjetësisht Kirill Parfenovin e Kazakistanit, ndërsa Denis Pitnerin e Kroacisë për së paku një vit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Katër tjerë janë duke u hetuar se kanë marrë ryshfet për të manipuluar rezultatin në serinë “Futures Tour”.

Këto informata kanë ardhur pas raportimit të BBC-së dhe “BuzzFeed” për kurdisje të meçeve të tenistit.

Ky hetim i përbashkët ka zbuluar dosjet që tregojnë se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, 16 tenistë të renditur lart  kanë qenë të dyshuar nga Njësiti i Integritetit të Tenisit (TIU) për lëshime të meçeve. 

(Kosova Sot)