Oferta e çmendur nga Kina për Rooney-in

  • 13 February 2016 - 11:17
Oferta e çmendur nga Kina për Rooney-in

Një tjetër çmenduri vjen nga Kina. Shanghai Sipg ka gati 44 mijë euro në javë, rreth 33.5 milionë euro në vit si pagë brutoduke përfshirë dhe taksat për Wayne Rooney-in. 

Ndërmjetësi i operacionit është Sven Goran Eriksson që është i sigurt se mund ta bindë sulmuesin i cili është shumë pranë arritjes së misionit për tu bërë sulmuesi më i suksesshëm në historinë e një klubi të madh si Manchester United, pasi i mungojnë vetëm 5 gola për të arritur mitikun Bobby Charlton. 

Rooney për momentin fiton 20 milionë euro bruto në vit në Old Trafford dhe kontrata e tij skadon në vitin 2019. Eriksson e njeh mirë pasi e ka drejtuar kapitenin e Manchester United nga 2001 deri në 2006 periudhë kur ishte trajner i kombëtares së Anglisë.

(Kosova Sot)