Ja kush do t'a udhëheq stolin e Realit

  • 23 May 2015 - 10:56
Ja kush do t'a udhëheq stolin e Realit

Rafael Benitez, Jurgen Klopp ose…Carlo Ancelotti. Njëri mes të treve do të drejtojë nga stoli Realin e Madridit gjatë sezonit të ardhshëm. Ambienti në Madrid është i ndarë në dysh sepse një pjesë e madhe e tifozëve dëshirojnë që trajneri italian të vazhdojë punën.

Benitez ka qenë shumë pranë firmës edhe në të shkuarën, ndërsa gjermani mbetet preferenca kryesore e presidentit Florentino Perez. Menjëherë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Champions League, në Madrid kanë nisur punën për të caktuar një emër të besueshëm që premton ringritjen e skuadrës pas një sezoni katastrofik.

Gishti i akuzës për momentin është drejtuar nga stafi i italianit. Përgatitësi atletik Giovanni Mauri dhe përgatitësi i portierëve Villiam Vecchi mbeten dy nyje që duhen zgjidhur, por nëse Ancelotti qëndron, ai duket i vendosur të mos largojë asnjë person nga stafi i tij.