Mësohet e ardhmja e Turan

  • 29 April 2016 - 09:28
Mësohet e ardhmja e Turan

Arda Turan nuk do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij edicioni

Media të ndryshme në Spanjë dhe Turqi kishin raportuar se Arda Turan do të largohet nga Barcelona, por një gjë e tillë duket e pamundur.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Mundo Deportivo’, Turan është i lumtur në ‘Camp Nou’, dhe dëshiron të luftojë për një vend te Barcelona.

Turan iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar nga Atletico Madrid për 34 milionë euro por qëndroi pa luajtur për gjashtë muaj për shkak dënimit nga UEFA.

Turan mendon se është pjesë e rëndësishme e klubit dhe se dëshiron të mbetet në ‘Camp Nou’, shkruan më tej ‘Mundo Deportivo’.

(Kosova Sot)