‘Kosova do të pranohet në UEFA’

  • 29 April 2016 - 15:28
‘Kosova do të pranohet në UEFA’

UEFA do ta pranojë Kosovën si anëtare të re, në Kongresin e ardhshëm në Budapest. Më në fund lajmi konfirmohet edhe nga mediat serbe.

E përditshmja “Politika” ankohet se drejtuesit e UEFA-së do të bëjnë shkelje të statusit vetëm e vetëm për të anëtarësuar Kosovën.

Statuti i UEFA-së e sheh të domosdoshme që një anëtar i ri duhet të jetë shtet, pavarësinë e së cilës e kanë pranuar edhe Kombet e Bashkuara.

Por, në arsyetimin e ri thuhet se anëtarësimi do të bëhet në bazë se: “Shumica e shteteve ndërkombëtare e kanë pranuar Kosovën”.

Kongresi i 3 majit ka shtuar në rend dite pranimin e Kosovës. Burime brenda “Politikës”, bëjnë me dije se me këtë rast UEFA do të bëjë një shkelje të madhe të statutit dhe gabime të ndryshme procedurale.

Madje, ata e komentojnë vendimin si pasojë e “ndikimit politik”. Kosova synon të bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-së.

Për të ardhur deri aty, nevojiten 36 vota, kurse deri në tani pavarësia e Kosovës njihet nga 38 shtete evropiane.

(Kosova Sot)