Salihi, pranë titullit dhe rekordit personal

  • 02 May 2016 - 13:01
Salihi, pranë titullit dhe rekordit personal

Me golin e tij ndaj Bylisit, sulmuesi Hamdi Salihi e con në 26 numrin e realizimeve sezonale. 4 javë përpara fundit, numri pritet të jetë më i lartë, teksa shumë kush mendon se shkodrani është në rrugën e duhur për të thjyer rekordin e bashkëqytetarit të tij Vioresin Sinani. Megjithatë 32 vjecari ka pranuar javë më parë në emisionin Gol pas Goli se objektivi i tij nuk është që të ulë nga froni mbretin e golit të futbollit shqiptar.

“Ai rekord është mirë aty ku është dhe nuk dëshiroj ta thyej atë, pasi futbollisti që e mban e meriton. Shpresoj të thyej rekordin tim personal prej 29 golash në sezon dhe të fitoj titullin kampion.”

Një sulmues rrace, simbol i golit, Hamdi Salihit i mungon shumë titulli kampion. Pavarësisht se konsiderohet një kampion i padiskutueshëm, brenda dhe jashtë fushe, Salihi nuk ka mundur të shpallet kampion, pasi në sezonin 2006-2007 kur Tirana triumfonte, shkodrani largohej në mesin e sezonit në drejtim të Austrisë. Tashmë rekordi personal është shumë pranë, vetëm 3 gola larg me 4 ndeshje të mbetura, por mbi të gjitha edhe titulli kampion. 360 minuta janë të mjaftueshme edhe për të thyer rekordin e 36 golave në kampionat, pasi këtë sezon 32 vjecari ka realizuar 5 dy golësha dhe një tre golësh.

(Kosova Sot)