Flaka Olimpike sot mbërrin në Brazil

  • 03 May 2016 - 12:31
Flaka Olimpike sot mbërrin në Brazil

Flaka olimpike do të mbërrijë sot në Brazilia, kryeqytetin e Brazilit, ku në tre muajt e ardhshëm do të bartet në disa pjesë të caktuara të këtij vendi të Amerikës së Jugut.

Flaka olimpike sot do t’i dorëzohet Dilma Russeff, presidentes së Brazilit, kundër së cilës Dhoma e ulët e parlamentit brazilian ka miratuar procedurën për shkarkim, sepse ajo akuzohet për manipulimin e llogarive qeveritare për të fshehur deficitin.

Deri në fillim të Olimpiadës Verore në Rio de Janeiro, raporton AA, flakadani olimpik do të bartet me lundër, hipur mbi kalë, në helikopterë. Ajo do të jetë edhe pjesë e ritualeve autoktone. Flakadani Olimpik nëpër Brasil do të kaloj përmes më shum se 12 mijë duarve.

Ceremonia e hapjes së Lojërave olimpike do të mbahet më 5 gusht në stadiumin "Maracana" në Rio. 

(Kosova Sot)