Këngëtarja serbe i reagon ashpër Saviqeviqit për votën pro Kosovës në UEFA

  • 03 May 2016 - 18:11
Këngëtarja serbe i reagon ashpër Saviqeviqit për votën pro Kosovës në UEFA

Këngëtarja e njohur serbe, Jelena Karleusha, e ka përjetuar rëndë pranimin e Kosovës në UEFA, e edhe më rëndë votën pro Kosovës të dhënë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq, idol i serbëve, një nga ish-lojtarët e gjeneratës së artë të Cervena Zvezdës, fituese e Ligës së Kampionëve.

Karleusha në në reagim në Twitter, u ka bërë thirrje serbëve që mos t’i ndihmojnë malazezët në ditën kur shqiptarët do ta marrin gjysmën e Malit të Zi.

“Pse vëllezërit kundër vëllezërve? Kur shqiptarët ta marrin gjysmën e Malit të Zi serbët duhet ta kujtojnë këtë dhe të mos kërcejnë në zjarr për ta”, ka shkruar Karleusha në Twitter, duke aluduar në votimin e Malit të Zi.

(Kosova sot)