Atletico e siguroi finalen e Champions-it

  • 03 May 2016 - 22:48
Atletico e siguroi finalen e Champions-it

Atletico Madridi është finalisti i parë edhe pse humbi në ndeshjen e dytë ndaj Bayer Munichut me rezultat 2-1.

Rezultati përfundoi ishte 2-2 pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 31-të nga Xabi Alonso, i cili shënoi nga gjuajta e lirë pas një devijimi nga Jose Gimenez.

Tre minuta më vonë bavarezët humbën një penallti pasi goditja e Thomas Muller u prit nga portieri slloven, Jan Oblak. Goli i barazimit erdhi nga Antoine Griezmann, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Fernando Torres. 

Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 74 pasi Robert Lewandowski shënoi me kokë pas asistimit nga Arturo Vidal.Ndeshja u bë edhe më emocionuese kur Fernando Torres dështoi nga pika e bardhë pas dhjetë minutash.

Atletico Madridi kështu kualifikohet për finalen e Milanos dhe tani pret fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City. 

(Kosova Sot)