Atletico Madrid finalisti i parë

  • 03 May 2016 - 23:13
Atletico Madrid finalisti i parë

Atletico Madridi është finalisti i parë, edhe pse humbi në ndeshjen e dytë ndaj Bayer Munichut me rezultat 2-1.

Rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve dhe klubi spanjoll kualifikohet falë golit në terren mysafir.

Më i miri në këtë ndeshje ishte portieri slloven, Jan Oblak, i cili me pritet e tij fantastike ndihmoi që Atletico të kualifikohet në finale.

(Kosova Sot)