Nëse largohet De Biasi, ja kush e merr drejtimin e Kombëtares

  • 04 May 2016 - 11:14
Nëse largohet De Biasi, ja kush e merr drejtimin e Kombëtares

Gianni De Biasi mesa duket është i tunduar për të zgjedhur vendin e tij, Italinë, për të vijuar karrierën si trajner. Kombëtarja "axurre" i ka bërë një ftesë strategut që arriti kualifikimin historik me Shqipërinë. 

Por të gjithë shtrojnë pyetjen se kush mund të pasojë De Biasin në krye të Shqipërisë?

Një nga emrat që po lakohet më shpesh kohët e fundit është ai i gjakovarit Besnik Hasi që tashmë ka marrë përvojën e duhur për të drejtuar në nivele të larta teksa prej disa kohësh po drejton Anderlecht në Belgjikë.

Hasi është një kandidat që shihet me sy të mire nga Duka, por edhe trajneri shqiptar është i gatshëm të refuzojë oferta të klubeve të ndryshme nga Turqia dhe Franca me shpresën se do t'i jepet mundësia të drejtojë Shqipërinë në një të ardhme shumë të afërt. 

(Kosova Sot)