Kryeministri i Serbisë nuk pajtohet kurrsesi me anëtarësimin e Kosovës në UEFA!

  • 05 May 2016 - 11:00
Kryeministri i Serbisë nuk pajtohet kurrsesi me anëtarësimin e Kosovës në UEFA!

Kryeministri i Serbisë nuk po pajtohet kurrsesi me vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës në gjiun e saj.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se me pranimin e Kosovës në UEFA-s, është shkelur statuti, dhe Serbia do të marrë të gjitha masat ligjore që të luftojë për drejtësi. Vuçiq tha se ne “do të shohim se çfarë do te jetë vendimi i fundit kur Serbia do te ndërmarr të gjitha masat ligjore.

“Ajo që ka ndodhur në Budapest e gjitha është në kundërshtim me statutin. Ne do të bëjmë ankesë. Na kanë mundur 28:26. Është shkelur Statuti i UEFA –s, i cili qartë thotë se anëtarë të saj mund të jenë vetëm vendet anëtare të OKB-së”, ka thënë Vuçiq.

Nuk e kuptoj vetëm ekzaltimin e disa ambasadorëve perëndimorë në Kosovë lidhur me këtë. Kjo nuk është e re për qytetarët e Serbisë. Ndonjëherë mundeni, ndonjëherë nuk mundi të kundërviheni. Ajo që e di është se prej që kur jam unë kryetar i Qeverisë, një shtet e gjysmë e ka njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot)