Atletja 100-vjeçare i kalon 100 metra për 1 minutë e 17 sekonda (Video)

  • 05 May 2016 - 11:11
Atletja 100-vjeçare i kalon 100 metra për 1 minutë e 17 sekonda (Video)

Një e moshuar 100-vjeçare në Filadelfia ka thyer në rekord botëror pasi 100 metërshin e bëri për 1 minutë e 17 sekonda.

Ida Keeling ka kaluar e para vijën e finishit të këtij turneu që zhvillohet në Amerikë, duke vendosur një rekord të ri botëror për vrapuesit shekullorë, raporton ‘dailytelegraph’.

Fituesja mori një përqafim nga vajza e saj Shelley e cila ishte e lumtur për këtë rekord të vendosur nga nëna e saj që ende ka një aktivitet të mirë fizik.

(Kosova Sot)